Aqua parku i hotelit Izgrev është një ndër më të mëdhenjtë në rajon me rrëshqitëse të shumta dhe 6 pishina. Gjithcka që duhet të bëni është të merrni rrobat e banjos, një pije, dhe argëtimi mund të fillojë.

Sapo të hyni në lobin e gjerë do të ndjeheni të mirëseardhur dhe si në shtëpinë tuaj.

Relaksohuni pranë barit të lobit në një atmosferë të këndshme me pije në dorë, derisa shijoni pamjen e mahnitshme të liqenit dhe maleve.

Në qendrën tonë të kongreseve cdo ditë organizohen evenimente sic janë seminaret dhe kongreset, mbrëmje gala si dhe dasma dhe gëzime familjare të cdo madhësie dhe stili.

Plotësisht të rinj në trup dhe shpirt, në qendrën spa të hotelit Izgrev do të zbuloni një oaz qetësie dhe relaksi.


Dyshe(44) & me krevat francez (14)

Kapaciteti i kësaj dhome është për dy persona dhe ka sipërfaqe prej 20 m2, ideale për cifte. Photo Gallery:

Learn more »

Dhoma standarde (110)

Kapacitet për tre persona (dy të rritur dhe një fëmijë) dhe sipërfaqe prej 19-22 m2. Mund të zgjidhni dhomë me pamje nga liqeni ose nga mali.

Learn more »

Dhoma familjare (19)

Shijoni pushimin familjar në dhomat tona me sipërfaqe prej 26 m2 dhe kapacitet për dy të rritur dhe dy fëmijë. Photo gallery:

Learn more »

Apartament (13)

Ky lloj dhome ka kapacitet për 3-5 persona dhe ka sipërfaqe prej 30-45 m2. Gjatë ditës mund të relaksoheni duke parë televizor ose duke dëgjuar muzikë në dhomën e ditës, kurse ne mbrëmje pushoni në dhomën e rehatshme të gjumit. View gallery:

Learn more »

Dhoma të lidhura (4)

“Kapaciteti i dhomës është për katër persona dhe me sipërfaqe 40 m2. Të përshtatshme për familjet dhe miqtë” View gallery:

Learn more »

Dhomë për persona të hendikepuar (2)

Kapaciteti i dhomës është për 2 persona kurse sipërfaqja 21 m2 View gallery:

Learn more »

Apartamenti mbretëror (1)

Ndihuni si mbret në këtë apartament të gjerë me dy dhoma gjumi, dy banjo dhe një dhomë dite. Apartamenti ka hapësirë prej 100 m2 dhe kapacitet për pesë persona. Terrasa e këtij apartamenti ka sipërfaqe prej 85 m2 me xhakuzi të jashtëm dhe pamje të mahnitshme të liqenit. Photo gallery:

Learn more »