I ndërtuar në një sipërfaqe prej 17.000 m2 Hotel Izgrev Aquapark është një nga parqet ujore më të mëdha në rajon dhe është i vetmi Aquapark në këtë pjesë të Maqedonisë së veriut. Këtu mund të argëtoheni me rrëshqitëset e shumta dhe 6 pishinat (dy të përshtatura posaçërisht për fëmijët), gjithçka që duhet të bëni është të vishni rroba banje, të pini një pije dhe le të fillojë argëtimi.