EN SQ MK

Radozhda - Elen Kamen Road Elen Kamen, 6330, North Macedonia

+389 46 552 590

reservations@hotelizgrev.com

Rreth Nesh

Me pamje nga Liqeni i Ohrit dhe Mali Galiçica, Hotel Izgrevi u ofron vizitorëve kushte luksoze dhe të rehatshme për të shijuar pushimet, për të realizuar takime të suksesshme zyrtare apo për tu kënaqur me ushqimet e ndryshme.

Ky hotel me 5 yje ka vendndodhjen afër Strugës dhe Ohrit, dhe është vetëm 20 minuta larg me makinë nga aeroporti ndërkombëtar Shën Apostol Pavle në Ohër.

Dhomat dhe apartamentet bashkëkohore e luksoze, që ofrojnë komfort dhe elegancë me pamje nga liqeni apo nga kopshti, bëjnë që Hotel Izgrev dhe Aquapark të listohet si destinacioni i përkryer qoftë për udhëtim pune, qoftë për pushime. Falë akuaparkut më të madh në rajon, ky hotel njihet si destinacion i mrekullueshëm edhe për familje me fëmijë.

Si destinacion premium për sa i përket gastronomisë në brigjet e Liqenit të Ohrit, restoranti ynë À la Carte ofron zgjedhje të pasur të ushqimeve nga mbarë bota, përgatitur nga duart e arta të shefave tanë të gatimit. Restoranti ynë kryesor është vendi ku mund të shijoni mëngjesin e pasur për të filluar ditën përplot energji. Mysafirët e hotelit mund të zgjedhin të shijojnë specialitetet që ne ofrojmë edhe nëpër dhomat e tyre.

Pa dallim nga rasti që keni, hoteli ynë ofron salla adekuate për takime dhe evenimente të ndryshme, pajisur me teknologjinë më bashkëkohore dhe me mjete audio-vizuele.

Qielli i pastër blu, pyjet e gjelbra dhe liqeni ofrojnë mundësi të ndryshme për aktivitete në hotel apo jashtë tij. Për të pasuruar akoma më shumë këtë përvojë të mrekullueshme në zemër të natyrës, hoteli ofron palestër me pajisjet më moderne, qendër SPA, banjë turke, pishina, terrene për tenis, mini-golf – Detyra juaj është thjesht të zgjidhni ndonjërën nga mundësitë e shumënumërta që ju ofrohen!

BOOK NOW
1 ADULT
0 CHILD
1. CHILD
2. CHILD
3. CHILD
CONTACT US
Copyright © 2024 All rights reserved
Cookie Policy
graphx.agency