Apartamenti Mbretëror ka pamjen më të bukur nga Liqeni i Ohrit. Apartamenti ka dhomë dite, dy dhoma gjumi të veçanta, secila me nga një banjo dhe njëra nga banjot ka xhakuzi dhe terracë të madhe ku poashtu ka xhakuzi, ideale për qëndrim të këndshëm. Dhoma është e pajisur me mobilje elegante, pajisje për akomodim, 3 TV LCD me ekran të sheshtë (nga një në secilën dhomë), pajisjet për të bërë çaj/kafe, kondicionerë, ngrohje qendrore, tharëse flokësh, sef digjital dhe minibar.